Mbrëmja e 26 majit ka mbetur thellë në memorien e Loris Karius, portierit të Liverpulit, i cili me dy gafat e tij i dha trofeun Real Madridit.
23 vjeçari e ka përjetuar hidhur atë ndeshje dhe ka qenë për shumë ditë i shqetësuar.
Megjithatë, e keqja duket se ka kaluar dhe tashmë Karius po shijon më në fund disa momente relaksi.
Portieri ka zgjedhur të udhëtojë në Bora Bora në shoqërinë e ish- të dashurës së Kristiano Ronaldos, Daniella Grace.
Çifti është duke kaluar mjaft bukur dhe po i shijon në maximum këto ditë të nxehta.