Adi Krasta është një prej moderatorëve më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka fituar zemrat e audiencës me tipin e hareshëm dhe modestinë që e karakterizon.
Moderatori ka kujtuar kohërat e vjetra duke postuar një foto në profilin e tij në Instagram gjatë fillimeve të hershme të karrierës së tij.
Krasta u solli në kujtesë fansave një moment të hidhur në eksperiencën e tij si moderator.
Ai ka postuar një foto me sy të nxirë, foto që daton në vitet ’90. Sipas mediave në atë kohë, Krasta kishte komplimentuar një vajzë nga publiku gjatë kohës kur ai drejtonte spektaklin "12 vallëzime pa një të shtunë".
Kjo gjë i solli probleme atij me të dashurin e saj gangster, pasi e rrahën brenda një dyqani.
Ngjarja mori në atë kohë përmasa të mëdha dhe atij iu mundësua një truprojë e Gardës së Republikës së Shqipërisë nga qeveria.