Pas mungesës së Ibrahimoviç, Dani Alvesh, Mauro Ikardit e shumë yjeve të tjerë, tani listës së mungesave në Botëror i shtohet edhe sulmuesi më i mirë në botë.
Niklas Bendtner, futbollisti i Danimarkës priste të ishte yll në këtë kompeticion.
Por, fatkeqësisht për të, në ndeshjen e fundit me Rosenborgun në kampionat, ai u dëmtua dhe me sa duket nuk arrin të riaftësohet në kohë për aktivitetin në fjalë.
Kështu, trajneri i Danimarkës e ka hequr Bendtner nga lista e tij duke vendosur aty një tjetër futbollist.
Niklas Bendtner ka marrë nofkën “Lord” që nga periudha kur luante në Angli me Arsenalin. Ai ka shkëlqyer te çdo ekip që ka luajtur deri tani.