E vrau i shoqi, gazetarja: Vdiqe në duart e djalit që e doje shumë o Alba

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2018, 12:56

Fjoralba Nonaj është e reja, e cila u qëllua disa herë me thikë dhe u la e vdekur në vend në banesën e saj, në sy të të birit 5-vjeç.

Fjoralba u vra nga ish-bashkëshorti, një shtetas maroken me të cilin ishte njohur dhe martuar në Itali. Për këtë ngjarje të rëndë, për "Gazeta Shqiptare", ka folur mikesha e ngushtë e Fjoralbës, gazetarja Odeta Dume.

Ajo kujton mes lotësh se me Fjoralbën janë rritur. Kanë qenë bashkë në një klasë prej moshës 6 vjeçe, më tej në gjimnaz e më pas në shkollën e lartë, ku Fjoralba vazhdoi studimet për ekonomi, pavarësisht se nuk e ushtroi asnjëherë profesionin e saj.

Odeta tregon:

Fjoralbën e kam njohur që 6 vjeçe… Të dyja kemi qenë shoqe nga klasa e parë, gjimnaz dhe pastaj e kemi vijuar edhe në Universitet, ndonëse u ndamë në fakultete të ndryshme. Ajo mbaroi studimet e larta për ekonomik… E di çfarë kujtoj…?? Kur ishim në sezon provimesh, më thoshte përherë: “Ti i ke përralla provimet, ndërsa unë kam shifra moj shoqe, do ngel”. Por ajo jo vetëm që nuk ngeli, por e mbaroi universitetin, pavarësisht se nuk e ushtroi asnjëherë profesionin që e dashuronte që fëmijë. Me Fjoralbën dhe Denisin, shokun tonë, ndanim çdo të mirë dhe të keqe bashkë në konvikt. Fjoralba kishte një zemër të madhe. Ajo e donte shume Denisin, e ndihmonte pasi ai ishte i verbër… Nga ai moment dhe deri ditën që u vrave në mënyrën makabre, më flisje pafund për djalin dhe në duart e tij dhe shpirt shoqja ime".

Denisi, miku i verbër

Pasi kishte përfunduar sudimet, Fjoralba ishte larguar drejt Italisë, ku kishte nisur të punonte, por edhe u njoh me shtetasin maroken, me të cilin ra në dashuri.

Ata u martuan, edhe pse familja e Fjoralbës ishte kundër. Më pas, dëshira më e madhe që ajo dukej se kishte, ishte të bëhej nënë dhe Zoti e bekoi me vogëlushin që sot është 5-vjeç.

Odeta përfundon rrëfimin e saj duke thënë se për të birin nuk do të mund të kujdeset, pasi ai ka tezet dhe dajën e vet, por është e sigurt që do t'i tregojë shumë për mamanë e tij kur ka qenë e vogël, adoleshente, por edhe kur u rrit.

Ndër të tjera, mikesha e viktimës shprehet:

E kam të vështirë të të them LAMTUMIRË, e kam të vështirë të pranoj humbjen tende. Nuk të premtoj se do kujdesem për çamarrokun tënd, siç e përkëdhelje ti, pasi ke dy motra dhe një vëlla që do i dhurojnë dashuri pafund djalit, por një gjë e dashur shoqja ime ta premtoj, që kur te rritet do t’i tregoj plot gjëra për tyyyy… Do t’i tregoj për mamin e vogël, mamin adoleshente, mamin studente. Kam shumë kujtime nga ty, kemi ndarë shumë gjëra bashkë që nuk është vendi për ti thënë të gjitha. Të dua Alba dhe s’do të harroj kurrrrrrrrrrrrrrrrrrrë!”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit