Tha se nuk i kishte sharë shqiptarët, por ja çfarë e gjen Sfakianakis sapo kthehet në Greqi

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.05.2018, 17:35

Koncerti i këngëtarit grek Notis Sfakianakis në Shqipëri hapi shumë debate, ndërsa këngëtarët shqiptarë kërkuan që spektatorët të mos shkonin në koncertin e tij për shkak të deklaratave raciste që ai kishte dhënë dikur.

Sfakianakis dikur ka qenë pjesë e ‘Agimit të Artë’ dhe bënte thirrje kundër shqiptarëve duke i cilësuar ata si racë inferiore dhe kokë palarë.

Mirëpo gjatë koncertit të tij në Shqipëri ai i mohoi të gjitha këto dhe madje tha se çdo gjë ishte manipuluar nga mediat dhe se ai kurrë nuk ka sharë popullin tonë.

Madje në një intervistë për Top Channel ai ka folur dhe shqip duke thënë:

Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha(greqisht). Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve(shqip)".

Mirëpo deklaratat e ndryshme që ai bëri në Shqipëri ku dhe i cilësoi Ilirët si një komb të lashtë dhe me histori kanë shkaktuar shumë debate dhe zemërim tek bashkëkombasit e tij.

Jo vetëm kaq por një kolegu i tij me të cilin kishte bërë bashkëpunime e ka ndaluar të këndojë këngët e tij.

Giorgos Moukidis ka shkruar në Facebook:

Ndalohet shfaqja publike e këngëve të mija nga ana juaj zoti Notis Sfakianakis. Me një urdhër që do të publikohet në ditët në vazhdim unë e ndalojë shfaqjen publike të këngëve të mija nga këngëtari Notis Sfakianakis."

Ai nuk ka sqaruar arsyet se përse mori këtë vendim, por shumë media greke kanë aluduar se arsyet janë deklaratat që Noti bëri në Shqipëri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit