Blendi Fevziu ka 20 vite që drejton emisionin "Opinion", i cili për shumëkënd është sinonim me televizionin Klan, ndonëse fillesat e veta i ka pasur në TVSH.
Mirëpo drejtuesi i këtij emisioni duket se kohët e fundit ka pasur probleme me drejtorin e Klan, Aleksandër Frangaj.
Për këtë arsye ai ka filluar seriozisht të mendojë lëvizjen dhe ka disa kohë që ai është në negociata me dy televizionet.
Vendosja e Ben Blushit si drejtor i Top Channel, duket se e ka bërë Fevziun të ndihet më i sigurt drejt një hapi të ri për bashkëpunim.
Një vit më parë "Opinion" festoi 20-vjetorin e tij ku e pranishme ishte edhe trashëgimtarja e Top Medias Lori Hoxha.
Ajo u pyet për një mundësi të kalimit të Fevziut nga Klani në TCH.
Lori u përgjigj:
Kjo deklaratë mbështetëse e Lorit duket se nuk ka qenë pa asnjë arsye.
Ndërkohë një detaj tjetër që është vënë re orët e fundit është fakti që faqja e Opinionit në Facebook ka ndryshuar emrin nga "Opinion TV Klan" në "Opinion TV show" çka i ka shtuar akoma më shumë zërat për këtë ndryshim.