Bekim Kuli, ish-futbollist i njohur i Skënderbeut, Dinamos, Bylisit dhe shumë ekipeve të tjera në Shqipëri është ndaluar në Gjermani pasi akuzohet se merrej me trafik droge.
Kuli shtë kapur nga policia në tren teksa ishte duke udhëtuar me 50.000 euro të cilat dyshohen se ishin paratë e trafikantëve të drogës.
Panorama Sport meson se ai ka më shumë se 2 muaj në paraburgim në Gjermani.
Para trupës së gjykatës, Kuli ka deklaruar se në Gjermani kishte shkuar për të vazhduar karrierën si trajner, por disa persona i kishin kërkuar të kryente edhe detyra të tjera.