Skandali në shkollat shqiptare/ Fëmijët pyeten: Keni bërë seks oral dhe anal?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.05.2018, 15:37

Një studim kombëtar në lidhje me vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në shkolla, ka sjellë shqetësim dhe reagim të shumë prindërve të nxënësve të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç, pasi këta të fundit pyeten në lidhje me seksin.

Më konkretisht, deputetja Albana Vokshim bën me dije se të vegjlit që janë marrë në studim me aprovimin e Ministrisë së Arsimit dhe konkretisht ministres Lindita Nikolla, pyeten edhe nëse kanë kryer seks oral, anal dhe vaginal.

Vokshi i ka drejtuar një letër me një sërë pyetjesh ministres, pasi i ka adresuar problemin.

Ajo kërkon informacion dhe ngre alarmin mbi këto pyetje aspak të denja e të përshtatshme për fëmijët e asaj moshe.

cats

Ndër të tjera, Vokshi shkruan në shkresën e saj zyrtare:

Një grup prindërish kanë adresuar një problem shqetësues, të cilin e konsideroj plotësisht legjitim, në lidhje me një studim kombëtar për “Vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore” që do të ndërmarrë instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore, ku nxënës të moshës, 11, 13 dhe 15 vjeç do t’u shpërndahet një pyetësor. Në pyetjet 45 e në vazhdim, në një gjuhë që unë e konsideroj krejt të papërshtatshme për fëmijë në ato mosha, nxënësve u kërkohet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale e madje shkohet dhe më tutje ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit