Zlatan Ibrahimoviç nuk e harron zakonin.
Sulmuesi suedez ka marrë kartonin e kuq të parë në kampionatin e futbollit në SHBA me ekipin e tij, LA Galaxy.
Në sfidën ndaj Montreal Impact, bomberi nuk i ka përmbajtur nervat.
Ibrahimovic u bë protagonist i një episodi i shëmtuar teksa goditi me shuplakë kundërshtarin, Michael Petrasso.
Ky i fundit e shkeli në ecje e sipër, teksa ishte me shpinë nga Ibrahimovic, ndërsa suedezi e goditi me shpullë duke e plasur në tokë.
Gjyqtari e ndëshkoi sulmuesin Ibrahimovic me karton të kuq, pasi pa momentin në video asistent.