
Koncerti që do të mbahet më 24 maj në kryeqytet ku do të performojë këngëtari grek Notis Skafianakis ka ngjallur shumë polemika.
Biletat e koncertit do të shiten me çmime marramendëse, nga 15.500 lekë të reja deri në 21.000 lekë. Ardhja e këngëtarit grek ka shkaktuar shumë debate, pasi Notis Sfakianakis konsiderohet si antishqiptar.
Në rrjetet sociale ky event është komentuar shumë dhe shumë shqiptarë kanë shprehur mospëlqimin ndaj mbërritjes së tij për shkak të disa deklaratave nacionaliste kundër popullit tonë.
Në lidhje me këtë event ka reaguar mesditën e sotme edhe këngëtari Flori Mumajesi e ndër personat publikë që kanë shprehur mendimin e tyre kundër prezencës së tij në Shqipëri ka qenë edhe opinionisti Edi Oga.
Ai i ka kushtuar një status ironizues mbërritjes së tij në Shqipëri.
OGA KA SHKRUAR
Me 150 Euro:
– Sheh në youtube të gjitha videot e Notis Sfakianakis.
– Sheh në youtube të gjitha videot e Jorgos Alkeos.
– Sheh në youtube të gjitha videot e Lefteris Pantazis
– Sheh në youtube të gjitha videot e Mr. Bean.
– Sheh në youtube vazhdimin e përgjimeve.
– Bën një xhiro nga liqeni, dhe...
...të teprojnë 150 Euro.