Shumë prej nesh e kanë vizituar Beratin, një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, kalanë që ndodhet në këtë qytet, rrugët me kalldrëm dhe mund të kenë shijuar çdo mrekulli të këtij qyteti të vogël.
Nëse shkojmë pak më thellë në fshat, nuk gjejmë bukuritë e një qyteti historik, por vuajtjet dhe problemet e banorëve.
Tre fshatra të këtij qyteti që në dukje është madhështor, janë gati të izoluar për shkak të rrugës së mjerueshme që hera-herës ua bën të pamundur banorëve të shkojnë në qytet.
Në këto zona e vetmja rrugë lidhëse me qytetin është e ndërtuar "2000 vite me parë", siç thotë një prej mesazhdërguesve të JOQ.
Ai shton se askush nuk merr mundimin ta rikonstruktojë.
Askush nuk i dëgjon fshatarët, të cilët nuk kanë shqetësim vetëm ecjen për 8 km, por të gjitha prodhimet bujqësore që kanë mbjellë me shumë mund, po detyrohen t’i flakin në rrugë, pasi asnjë tregtar nuk shkon atje për t’i blerë.
Në mesazhin e tij drejtuar JOQ, ai shkruan:
Shqipëria që synon të hyjë në Europën e madhe, mesa duket nuk rregullon dot disa fshatra të vegjël.