Kuksiani “tërbon” mediat në Angli, video me hashash nga qelia e burgut

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12.05.2018, 10:10

Një shqiptar i njohur më nofkën “2gunz”, i cili përdorte Facebookun për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij që të vidhnin në Britaninë e Madhe- përqeshte autoritetet duke filmuar veten teksa konsumonte hashash dhe këndonte nga burgu”, kështu e hap “Daily Mail” artikullin për shqiptarin Fari Lleshi.

4C1B106000000578-5719657-image-a-35_1526069539613

Fari Lleshi është nga Kukësi dhe ai është bërë i famshëm në Facebook me anë të një faqeje me anë të së cilës ndihmonte shokët e tij që të vidhnin ilegalisht në Britani.

Faqja e tij quhej “Shqiptarët në Londër” dhe kishe më shumë se 70.000 ndjekës.

Por edhe pasi ka përfunduar në burg, Fariu ka vazhduar të jetë prezent në rrjetet sociale falë videove që hedh nga qelia e tij, por faqja e tij në Instagram u mbyll pas denoncimit nga mediat angleze.

Video duke pirë marijuanë, përplasje, sherre dhe madje kërcënime janë “temat” që Lleshi postonte rregullisht në Facebook dhe Instagram, ku e shikonin mijëra vetë.

4C1B0FDB00000578-5719657-image-m-34_1526069513223

Fari Lleshi ka hyrë në Britani me anë të një kamioni dhe që atëherë ka filmuar veten duke e mburrur se si ua kishte hedhur policëve.

Në postimet e tjera ai shihet teksa i këndon të dashurës së tij një këngë rap, puth drejt kamerës, konsmunon pije energjike, vallëzon me të burgosurit dhe pi duhan.

Mbështetësit e tij i dërgojnë mesazhe adhuruese teksa ai shfaqet live, shpesh duke bërë edhe thirrje që të lirohet.

Fari Lleshi, 29-vjeç, megjithëse nuk është shumë i njohur në botën e muzikës mediat britanike i referohen si reper.

4C1B103E00000578-5719657-Lleshi_who_uses_the_nickname_2gunz_also_threatens_his_victims_on-a-3_1526075210975

Ai është dënuar me 3 vite burg në burgun e Guys Marsh në Dorset, për trajtimin e drogës së klasit A.

Lleshi është në të njëjtin burg nga ku në vitin 2016 të tjerë shqiptarë kanë postuar foto duke pirë alkool dhe drogë.

Lleshi gjithashtu tregon se si po krijon një album të ri nga burgu për të cilin ai tashmë ka përfunduar dy këngë. Në një video tjetër, ai flet për një grua të re që e ndjek atë në Instagram.

4C1B0FFC00000578-5719657-image-a-38_1526069654153 4C1B102200000578-5719657-Before_his_arrest_the_Mail_revealed_how_Lleshi_ran_a_notorious_F-a-4_1526075211199

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit