
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një vajzë vetëm 18 vjeçe ka ndërruar jetë mëngjesin e së mërkurës. Gerta Kasa ka humbur ndjenjat dhe pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, nuk ka mundur të jetojë.
Mësohet se ambulanca e ka gjetur pa shenja jete maturanten e gjimnazit “Jani Minga”.
Pas ngjarjes së rëndë, u raportua se e reja ka vuajtur nga epilepsia dhe kjo mund të jetë bërë shkak për vdekjen e saj, por babai i Gertës thotë se kjo nuk është e vërtetë.
Sipas “Panorama”, ka lëshuar akuza jo vetëm për mjekët, por dhe për drejtuesit e shkollës që, sipas tij, nuk i kanë dhënë ndihmë të shpejtë vajzës.
Gerta Kasa, ishte vajzë e vetme, e rritur nga gjyshërit, pasi nëna e saj kishte ndërruar jetë vite më parë. Sipas gjyshes, ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të problemeve shëndetësore dhe se gjithçka u ka ardhur papritur.
Mjekët dyshojnë se 18-vjeçarja mund të ketë pësuar atak kardiak, gjë e cila ka rezultuar fatale për jetën e saj.