“The Times” përmend grupin shqiptar të muzikës: Komandojnë në tregun e kokainës

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.05.2018, 12:39

Nga The TIMES

Në tre vitet e fundit prania e shqiptarëve që kontrollojnë tregtinë e kokainës dhe krimin e dhunshmën është rritur me 60% në Britani.

Bandat shqiptare janë të përhapura më shumë në qytetet bregdetare dhe fshatrat lokale duke pasur kështu më të lehtë lidhjen me kartelet e Amerikës Latine, tregojnë të dhënat e The Times.

methode%2Ftimes%2Fprod%2Fweb%2Fbin%2F061347c4-53ac-11e8-b178-bc31026aef36 Olsi Beheluli, një shqiptar që jeton në veriperëndim të Londrës, paraqiste të ardhurat nga droga para se të kapej dhe të burgosej për 11 vite në 2015-ën.

Ritmi me të cilin janë rritur shqiptarët si “bosë” të bandave kriminale dhe si “padronë” të kokainës janë paraqitur me shifra nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Tabela e NCA rendit nacionalitetet më të rrezikshme që bëjnë pjesë në territorin britanik dhe që shqiptarët janë rritur ndjeshëm, duke lënë pas pakistanezët, kinezët, polakët, nigerianët, indianët, irlandezët, iranianët dhe ganezët.

Vendin e parë e mban Rumania, e ndjekur nga Shqipëria.

Tabela sipas 3 viteve të fundit:

3

Këto zbulime erdhën pasi hulumtimi i Global Drug Surveys me bazë në Londër publikoi gjetjet që skandalizuan publikun britanik ku thuhej se në Angli dhe Skoci kokaina të shërbehej më shpejt se sa një picë.

Bandat shqiptare tashmë kanë arritur të kenë një reputacion të frikshëm, pasi mendohet të jenë ekspertë të logjistikës, të aftë për të përdorur armët dhe aftësi për të “eliminuar” grupet rivale pa rënë në sy aspak për aktivitetin e tyre.

methode%2Ftimes%2Fprod%2Fweb%2Fbin%2F09626630-53ac-11e8-b178-bc31026aef36 Tristen Asllani, shqiptar i dënuar me 25 vjet për drogë dhe armë zjarri.

Kanabisi i shitur në të gjithë Evropën, mendohet të jetë me vlerë 4 miliardë paund në vit, por në Britani bandat janë përqendruar në furnizimin fitimprurës të kokainës, e cila shitet edhe cepave të rrugës. Kokaina, e cila vjen nga shqiptarët po arrin edhe tek fëmijët deri në 12 vjeçë.

Andy Cook, shefi i policisë së Merseyside, i cili është zëdhënësi kombëtar për krimin e organizuar, tha:

Ndikimi shqiptar ka shtrirë influencën e tij në shumë qytete. Sfida është edhe më e madhe me vendet e Ballkanit, sepse ne nuk kemi domosdoshmërisht lidhjet. Është më e vështirë të depërtojmë në komunitetet e tyre përmes mjeteve të fshehta. Ata janë të lidhur ngushtë, por së fundmi ka pasur suksese të dukshme.”

methode%2Ftimes%2Fprod%2Fweb%2Fbin%2F98601eb8-53cf-11e8-b4c4-d22458f27599

Një burim i Agjencisë Kombëtare të Krimit shtoi se korrupsioni dhe mungesa e bashkëpunimit nga autoritetet në Ballkan e kishin bërë më të vështirë depërtimin tek baronët e drogës.

Të dhënat u grumbulluan nga projekti i hartimit të grupeve të krimit të organizuar, nëpërmjet të cilit agjencia monitoron inteligjencën nga forcat policore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Forca Kufitare dhe HM Revenue & Customs.

Më shumë se 70 për qind e gangsterëve në Britani të Madhe gjatë tre viteve ishin britanikë dhe 60 për qind ishin klasifikuar si "veriorët e bardhë europianë". Vetëm 13 përqind ishin të zinj.

Shifrat treguan gjithashtu se bandat pakistaneze, të cilat tentojnë të përfshihen shumë në tregtinë e heroinës, ishin grupi i dytë më i shquar.

Edi Rama, kryeministri shqiptar, tha se një Bashkim i fortë Europian ishte vendimtar në trajtimin e bandave të drogës.

Për programin Sot në BBC Radio 4 Rama tha:

Krimi i organizuar nuk është më lokal, është ndërkombëtar. Kriminelët kanë gjetur shtrirje në tregun europian dhe prandaj BE duhet të jetë më e bashkuar për ta luftuar këtë fenomen.”

Shqipëria shpreson të bashkohet me BE që nga viti 2025 dhe gjithashtu shpreson që negoaciantat e pranimit të hapen muajin e ardhshëm në Bruksel.

Pas historisë

Një bandë “dealers” (shpërndarës) në lindje të Londrës e quajnë veten "Hellbanianz" kanë kapuar pjesën më të madhe të “tregut” të kokainës në vendin tonë dhe janë komando në këtë treg.

*Hellbanianz është ngritur edhe si grup muzikor i rapit, ku ka shënuar jo pak sukses me hitet e tyre të bazuara në histori të vërteta të jetesës së tyre.

Djemtë e grupimit e çojnë drogën në vendpushimet e plazhit në Essex ose në fshatrat e vendit, duke bërë qindra paund në orë. “Dealers”/Tregtarët vjedhin rivalët e tyre të armatosur me thika dhe armë, dhe borxhet e papaguara dënohen me rrëmbim dhe torturë.

Ata jetojnë me një kod nderi të quajtur "besa", një betim për të mbrojtur njëri-tjetrin qoftë edhe me jetën e tyre.

Në vitin 2013, katër anëtarë të një sindikate të drejtuar nga shqiptarët u burgosën në Glasgoë pasi u kapën me një valixhe të mbushur me £ 1.2 milion në kokainë. Imazhet në telefonin e një anëtari treguan Albert "Diti" Memia, 25 vjeç, i cili e kishte shkruajtur nofkën e tij me kokainë.

Gangster mesatar

Megjithëse gangster mesatar quhet ende një mashkull i bardhë britanik, ka disa ndikime të huaja. Një "tabelë ligjesh" vitin e kaluar të origjinës së bandave më të mëdha tregoi se shqiptarët ishin rritur në tre vjet.

Banda kineze u rrit nga 12 në 7 në tabelë në të njëjtën periudhë. Ata tentojnë të përfshihen në rritjen e kanabisit dhe në mashtrime të ndërlikuara tregtare për të pastruar paratë. Ata gjithashtu furnizojnë fentanil, një zëvendësues vdekjeprurës heroinë dhe substanca të tjera psikoaktive të dizenjuara në Kinë. Bandat irakene treguan rritje të aktivitetit që nga viti 2015, duke u rritur nga data 15 deri më 9. Bandat pakistaneze ishin gjithmonë kriminelët e dytë më të përhapur sipas kombësisë në lindje.

Përshtati JOQ.al

2 1

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit