“Ndalohet me ligj Partia Komuniste e Shqipërisë, dënim me burg për manifestuesit”

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 07.05.2018, 16:37

Pas përplasjes së fundit mes simpatizantëve dhe ish-deputetëve të PD-së me veteranët tek Varrezat e Dëshmorëve, si duket ka shtyrë demokratët për hartimin e një projektligji ekstrem në llojin e tij.

Foto-kryesore-feature

PD ka finalizuar projektligjin për ndalimin e çdo simbolike komuniste. Hrupi i punës në këtë nismë përbëhej nga deputeti Enkelejd Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Cika dhe ish-të përndjekur politikë pas asistencës së CDU-së gjermane.

Në këtë projektligj parashikohet që me ligj të ndalohen simbolet e diktaturës dhe portretet e bashkë-udhëheqësve të saj. Dokumenti prej 12 faqesh, i siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, në një nga pikat thelbësore të saj ka ndalimin me ligj të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndërkohë që për herë të parë kërkohet që “sapo ligji të hyjë në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve, që mbajnë emrat ish-udhëheqësve të diktaturës.

Gjithashtu, projektligji parashikon që nëse do të ketë manifestime të propagandës komuniste të përdoret si shembulli më i mirë rasti i Italisë me dënimin me 1 vit e 8 muaj për simbolet fashiste.

Projektligji i PD-së për kujtesën kolektive dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist parashikon:

  • Ky ligj parashikon që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, të marrë një rol thelbësor e të ndjekë nga afër çdo rast që lidhet me të kaluarën komuniste.
  • Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës.
  • Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste.
  • Do rishikohen emrat e rrugëve, qyteteve, shkollave, ndërmarrjeve, emra ose pseudonime, te personave që lidhen me diktaturën.
  • Të ndalohet me ligj Partia Komuniste e Shqipërisë
  • Të ndalohen të gjitha veprat intelektuale apo artistike, të cilat kanë propaganda komuniste, një ndër to do të jenë dhe filmat e shfaqur gjatë periudhës së diktaturës hoxhiste.
  • Do të detyrohet Ministria e Arsimit që të rishikojë kurrikulën.
  • Të gjitha librat apo propaganda të publikohen nëpër muzetë, për çështje kërkimore shkencore, por jo për çështje publike siç ndodh në ditët e sotme. Në rast se dikush tenton t’i përdorë, do të dënohet me gjobë.
  • Portreti i diktatorit Enver Hoxha, ylli komunist, flamuri komunist me drapër dhe çekan, medaljonet, portret e Hysni Kapos, Mehmet Shehut etj., himni i Partisë së Punës së Shqipërisë ndalohen me ligj, përdorimi i tyre do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe të dënohet ligj.
  • Sapo ligji hyn në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve.
  • Projektligji parashikon dënim me burg nëse do të kemi manifestime të propagandës komuniste. Shembulli më i mirë është ai i Italisë me 1 vit e 8 muaj burg për ata që përdorin simbolet komuniste.
  • Do të shfuqizohen të gjitha dekoratat, titujt, e marra gjatë kohës së diktaturës. Projektligji i PD-së për kujtesën kolektive dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist
  • Ky ligj parashikon që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, të marrë një rol thelbësor e të ndjekë nga afër çdo rast që lidhet me të kaluarën komuniste.
  • Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës.
  • Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste.
  • Do rishikohen emrat e rrugëve, qyteteve, shkollave, ndërmarrjeve, emra ose pseudonime, te personave që lidhen me diktaturën.
  • Të ndalohet me ligj Partia Komuniste e Shqipërisë
  • Të ndalohen të gjitha veprat intelektuale apo artistike, të cilat kanë propaganda komuniste, një ndër to do të jenë dhe filmat e shfaqur gjatë periudhës së diktaturës hoxhiste.
  • Do të detyrohet Ministria e Arsimit që të rishikojë kurrikulën.
  • Të gjitha librat apo propaganda të publikohen nëpër muzetë, për çështje kërkimore shkencore, por jo për çështje publike siç ndodh në ditët e sotme. Në rast se dikush tenton t’i përdorë, do të dënohet me gjobë.
  • Portreti i diktatorit Enver Hoxha, ylli komunist, flamuri komunist me drapër dhe çekan, medaljonet, portret e Hysni Kapos, Mehmet Shehut etj., himni i Partisë së Punës së Shqipërisë ndalohen me ligj, përdorimi i tyre do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe të dënohet ligj.
  • Sapo ligji hyn në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve.
  • Projektligji parashikon dënim me burg nëse do të kemi manifestime të propagandës komuniste. Shembulli më i mirë është ai i Italisë me 1 vit e 8 muaj burg për ata që përdorin simbolet komuniste.
  • Do të shfuqizohen të gjitha dekoratat, titujt, e marra gjatë kohës së diktaturës.

Në një kohë kur edhe figurat universitare ngatërrojnë komunizmin me diktaturën, PD shfaq këtë projektligj që fundja askujt nuk i ndreq punë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit