Ai është një ndër moderatorët më të njohur të ekranit, ndërkohë që e shohim prej shumë vitesh në emisionin “Zonë e Lirë”.
Bëhet fjalë për gazetarin e njohur Arjan Çani, të cilin ditëlindja e ka zënë sot në emisionin e vet.
Por, sa vjeç bëri Çani?
Ai ka lindur në vitin 1968 dhe pikërisht sot më 4 maj ka mbushur gjysmë shekulli, duke rrumbullakosur kështu 50 vite.
I ftuar në emisionin e tij për të festuar ditëlindjen ka qenë edhe regjisori i njohur Altin Basha.
Ky i fundit ka festuar 47-vjetorin e tij.