Qarku më i varfër i Shqipërisë po bëhet më i varfër, ekonomia e tij tre vite rresht me rënie

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 02.05.2018, 12:04

Nga statistika e mëparshme rezultonte që Kukësi është qarku më i varfër i vendit, e fatkeqësisht duket se ekonomia e tij është e destinuar vetëm të bjerë prapë.

Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, ekonomia e qarkut verior në 2016 shënoi rënie me 0.6%, për të tretin vit radhazi. Rënia me fortë ishte në vitin 2014 me rreth -14.5 % si pasojë e largimit masiv e popullatës për azil ekonomik kryesisht në Francë e Gjermani, fenomen që vazhdoi edhe për vitin 2015. Dibra, Kukësi dhe Berati janë qarqe të cilat kanë një balancë të thellë negative të migracionit të brendshëm duke pësuar flukse shumë më të larta dalëse sesa hyrëse të popullsisë.

Qarku Kukës ka peshën më të ulët të numrit të njësive lokale në vend me vetëm 1,5 %.

Ky qark ka numrin më të ulët të të punësuarve në vend me 1,4 %, megjithëse gjatë vitit 2016 ky tregues shënoi përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit me 26,0 %, krahasuar me vitin 2015.

Të ardhurat për frymë në qarkun e Kukësit janë 35,7 % më të ulta se mesatarja e vendit me vetëm 319 mijë lekë për frymë.

Për shkak të varfërisë së lartë mosha mesatare vdekjeve në këtë qark është lartë, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve 70,7 vjeç.

Familjet në qarkun e Kukësit harxhojnë më pak në bare me vetëm 0,6 % të totalit të shpenzimeve.

Gjithashtu ato kanë shpenzimet më të ulta për veshje ne rang vendi, me vetëm 2,3% të totalit.

Bujqësia në qarkun e Kukësit zë 41 për qind të ekonomisë, por rajoni ka prodhimin më të ulët të perimeve, mishit dhe vezëve në vend.

Varfëria në këtë qark pritet të thellohet edhe më shumë nëse një rinis aplikimi i tarifës së koncesionit në rrugën e Kombit. Tarifa do të rrisë koston e tregtisë të qarkut me pjesën tjetër vendit dhe do të ndikojë në lëvizjen e lirë të njerëzve, pasi nuk ka një tjetër alternative lëvizje pa pagesë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit