Janë bërë publikë emrat e shqiptarëve që u kapën me 1 ton kokainë në Spanjë. Ata janë Julian Deblini dhe Dritan Gadica.
Dy të rinjtë u vunë në pranga pasi u kapën me sasinë më të madhe të kokainës së kapur deri më tani si dhe me 1.5 milionë euro me të cilat dyshohet se do të paguanin lëndën narkotike
Dy shqiptarët u arrestuan në Madrid në një hotel luksoz. Aksioni ishte një bashkëpunim i DEA-s amerikane me policinë spanjolle.
Lajmi për emrat e shqiptarëve bëhet i ditur nga media spanjolle, të cilat shtojnë se dy të arrestuarit kishin pregatitje ushtarake.
Gjatë këtij aksioni me koordinim ndërkombëtar u arrestuan edhe 2 spanjollë.
