Shqiptaren me 3 fëmijë duan ta dëbojnë nga SHBA, ajo pëson atak në zemër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.04.2018, 18:45

Cile Precetaj është gruaja që ka rreth 18 vite në SHBA, e martuar me 3 fëmijë, por tashmë po përballet me dëbimin nga vendi. Për shkak të mungesës së dokumenteve, autoritetet amerikane kanë tentuar ta dëbojnë në Shqipëri. Sapo mësoi këtë lajm, Cile Precetaj u dërgua në spital në gjendje të rënduar ankthi. Bashkëshorti i saj Peter Gojcevic, deklaroi:

Ajo pësoi atak në zemër dhe qëndroi në spital për 2-3 orë“.

Precetaj është përballur me një situatë të ngjashme edhe në vitin 2013, por një urdhër-ekzekutiv në vitin 2014 i mundësoi asaj qëndrimin. Ajo ka tentuar të bëhej qytetrë e ligjshme amerikane dhe nuk ka kryer asnjë krim në vend që kur shkoi në SHBA pa dokumente.

Bashkëshorti i saj shton: Nëse mbledhim të gjitha paratë që kemi shpenzuar me avokat është çerek milioni dhe të gjithë më premtojnë se do ta zgjidhin. Unë jam këtu me tre fëmijë që qajnë dhe një nënë që qan. Autoritetet thonë se ajo shkeli ligjin. Ajo erdhi këtu në mënyrë të paligjshme dhe tejkaloi qëndrimin në vend. Dakord, por mendoj se një ligj i madh po shkelet duke ndarë një familje”.

Gjatë këtyre ditëve pritet një përgjigje nga autoritetet amerikane nëse gruaja shqiptare do të dëbohet nga vendi apo do të lejohet të qëndrojë. I vëllai i saj shkruan për redaksinë tonë:

Mirdita jeta osh qef ne qoft se jeni nje faqe bamirse ju lutem dhe kesaj here ndimoni nje familje shqiptare qe shteti amerikan do ti ndaje me transferimin e nenes me 3 femije amerikane, dojn qe ti ndajne dhe nenen ta kthejne ne Shqiperi mediet amerikane po flasim gjithandej ne qoft se ka munsi publikoje kete gje. Ky eshte peticioni qe duhet firmlosur https://www.thepetitionsite.com/it-it/730/647. Une jam i vellai jetoj ne Itali. Cile Precetaj quhet, para 22 vitesh u fejua ne Shqiperi, 2 vite me radhe vec torture nga i fejuari kur mendoi te largohet ne Amerike ku u njoft me Pjeter Gojcevic, u martua tani dhe ka 2 vajza Migena, Martina, 1 djale Majkin 16 vjec. Mori avokat para 15 vitesh, i mori rreth 1 milion dollare, deri tani ne shprese per letra por asgje. Eshte e 2 here qe e kapin per deportim por ksaj here e kane marr seriozisht kemi frike shume. Ajo ka 5 dit qe eshte brenda, 3 here qe shkon ne spital qe i bie te fiket. Ju lutem beni dicka dhe ju per ne ju lutem, sic po bejn 3 medie amerikane ju faliminderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit