Italia është një prej shteteve ku emigrantët shqiptarë zënë një pjesë të konsiderueshme që nga vitet 90-të, kur ishte edhe bumi i madh i ikjes masive të shqiptarëve.
Megjithatë shumë emigrantë kryejnë punë të vështira në shtetin fqinj, çka i bën ata të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut për aksidente, sëmundje apo edhe humbje jete.
Në të gjitha rastet kur i ndjeri humb jetën në krye të detyrës, familjarët kanë të drejtë të përfitojnë pension familjar pas plotësimit të kritereve e dokumentacionit të përcaktuar edhe në momentin që jetojnë në Shqipëri.
Beskida Aliaj, drejtuese e patronatit “INAS Albania” është shprehur për “Gazetën Shqiptare”:
Ndërkohë, një tjetër kategori që ka të drejtë të marrë pension familjar janë edhe të miturit e të ndjerit, por në rast se ata kanë mbushur mbi 18 vjeç, u takon pagesa vetëm në rast se janë studentë (deri në 26 vjeç kur janë në universitet), ose kur rezultojnë në këtë kohë të paaftë për të zhvilluar çfarëdo aktiviteti pune dhe janë në ngarkim të të ndjerit.
Edhe prindërit (në mungesë të gruas dhe fëmijëve), në rast se janë mbi moshën 65 vjeç nga data e vdekjes së punonjësit, që janë në ngarkim të tij dhe nuk marrim ndonjë pension tjetër direkt apo indirekt, u lind e drejta për të marrë pension familjar. Ndërkaq, këtë lloj përfitimi e marrin edhe vëllezërit dhe motrat (në mungesë të gruas, fëmijëve dhe prindërve), që ishin në ngarkim të të ndjerit, të paaftë, të pamartuar dhe jo mbajtës të ndonjë pensioni (direkt apo indirekt).
Aliaj shton:
Ndërkohë në mungesë të kërkesave për pension indirekt, paguhet një grant nga puna, që quhet grant i vdekjes në sistemin retributiv (ma paga), ose të përzier në prezencë të 1 viti me kontribute në 5 vitet precedente të vdekjes. Ky grant i takon gruas, ose në mungesë të saj fëmijëve. Më tej ekspertja thekson se aplikimi duhet bërë brenda një viti nga humbja e jetës së të ndjerit. Në sistemin kontributiv, pavarësisht nga shuma e kontributeve të kredituar, në qoftë se familjarët e të ndjerit nuk kanë të drejtë në të ardhura nga INAIL-it si rezultat i vdekjes së personit, krijohen kushtet e të ardhurave të përcaktuara për pagesë.
Si përllogaritet shuma e pensionit? Beskida Aliaj thotë: