Unik ashtu siç ka edhe emrin, reperi shqiptar ka ndezur mbrëmë atmosferën në Zvicër teksa ka dhënë një koncert që u ka munguar shumë fansave të tij.
Unikkatil është ndër reperët e parë shqiptarë dhe më të suksesshëm, i cili pavarësisht se nuk ka asnjë këngë me videoklip dhe pavarësisht që u shkëput nga muzika për disa kohë, vazhdon të jetë shumë i dashur për publikun.
Mbrëmë reperi ka mbajtur një koncert për bashkatdhetarët në shtetin zviceran dhe nga video e postuar prej vet Unikkatil-it duken mijëra vetë të mbledhur për të dëgjuar hitet e tij nën një atmosferë të flaktë.
Së fundmi Unikkatil ka hedhur dy këngë të reja, njërën bashkëpunim dhe tjetrën solo, të cilat e konfirmojnë edhe një herë si vokalin më unik me tekstet kuptimplota.
Pyetja është: a do e shohim ndonjëherë Unikkatilin të mbajë koncert në Tiranë?!