Një 12-vjeçar shqiptar u godit nga një kamion teksa ishte në biçikletë në rrugët e New Jersey-t dhe mbeti i vdekur.
I ndjeri 12-vjeçar me emrin Elios Xhemollari është identifikuar nga kushëriri i tij në një faqe “GoFoundMe” teksa ka bërë apel për të mbledhur para për varrimin e tij.

Eliosi nga Pogradeci kishte lëvizur para 5 ditësh me familjen e tij nga Shqipëria në Amerikë për një jetë më të mirë. Teksa familja e tij po merrej me rregullim e shtëpisë së re, 12-vjeçari u godit për vdekje nga një kamion në Garfield.
Kushëriri i tij që bënte apel për kontribute shkruante:
Një grua e paidentifikuar që tenton t'i afrohet djalit pak momente pas aksidentit tragjik.
Policia nuk e ka konfirmuar emrin e tij për shkak të moshës, por është shprehur se Elios ishte në procesin e regjistrimit në distriktin shkollor të qytetit.
Shefi i policisë, Raymond Kovach tha:
Foto nga vendngjarja.
Elios u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe u transportua në Zyrën e Ekzaminuesit të Mjekësisë së Bergenit në Paramus.
Shoferi bashkëpunoi me hetimin por refuzoi kujdesin mjekësor. Hetimi po vazhdon, megjithatë ende asnjë akuzë nuk është ngritur kundër shoferit.
Burimi:NorthJersey / Përshtati JOQ.al
Skena në Garfield ku Elios Xhemollari teksa shëtiste me biçikletë u godit pë vdekje nga një kamion: