Kryeministri Edi Rama ka emëruar djalin e Fatos Nanos në krye të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Sokol Nano është fëmija i vetëm i ish-kryeministrit Nano me gruan e tij të parë, Rexhina.
Sipas Politiko zgjedhja e Nanos në krye të AIDA u bë pasi rezultoi fitues në konkursin e zhvilluar. Sokol Nano është i njohur edhe në fushën e biznesit pasi zotëron një lokal nate në kryeqytet.
Objektivi i kësaj drejtorie ka të bëjë me tërheqjen e investimeve të huaja, rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe inovacionit.