“Shpërthen” Tom Doshi pasi iu ndalua hyrja në SHBA: A jeni në terezi?! Unë s’kam patur frikë këtu, jo më…

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.04.2018, 20:01

Deputeti Tom Doshi, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, ku eshte diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Lawmaker Tom Doshi, speaks during the meeting of the Council for the Regulation, Mandates and Immunity in the Parliament.

Tom Doshi është një tjetër emër i njohur i politikës shqiptare, i dyti në radhë të cilit i ndalohet hyrja në SHBA. për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Atij, bashkëshortes së tij Xhovana Doshi, vajzës së madhe Briana Doshi, djalit në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur u nuk lejohet hyrja në Amerikë.

Në lidhje me ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga DASH, deputeti Tom Doshi ka deklaruar se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.

Ai është shprehur se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri dhe se është i pastër.

Doshi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të “News 24” me tonë të ashpra duke i konsideruar pyetjet e tyre pyetje jo me vend.

Në lidhje me pyetjen se nëse ka frikë se do të hetohet nga Prokuroria, ai është përgjigjur se nuk ka patur frikë këtu e as për këtë rast nuk ka pse të ketë.

Deputeti i PS ka deklaruar:

Jam në rregull em shtetin dhe me ligjin dhe nuk jam i përfshirë në korrupsion. Gruaja e fëmijët e mi janë nënshtetas australianë dhe nuk kanë nevojë për vizë amerikane. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr. E dyta kam aplikuar në ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga prokuroria më kanë thënë, dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë. Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet skam qenë ndonjëherë në pushtet. Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam. Kjo është puna e atyre që janë marrë me këtë çështje, unë shpirtërisht jam i pastër, kam pasur një shtet kundër, jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, as e kam ndërmend të merrem me këtë punë, e ndiej veten të pastër, se ndiej veten si Llalla që merret me korrupsion, pasi të më bëhet zyrtare kam të drejtën time me kërkuar pse. CNN akuzon Trumpin prej 2 vjetësh që ka blerë zgjedhjet e ai vazhdon të drejtojë si deputet. Pse e bëni kaq të madhe ju?”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit