Ndërsa shumica prej nesh jetojnë në hapësira mjaft normale të banesave, ka disa shtëpi në këtë botë që janë absolutisht sa të veçanta aq edhe frymëzuese për sa i përket hartimit dhe strukturës së tyre.
Në listën e mëposhtme ju tregojmë shtëpitë më të veçanta, nga më e bukura tek ajo që na tremb më shumë.
Që nga shtëpia guaskë, e deri tek shtëpia prej qelqi, apo ajo prej shkëmbi, më poshtë do të njiheni me format më të çuditshme ku njerëzit anembanë botës jetojnë.
1.Shtëpia Guaskë në Meksikë. Ajo është e pajisur me një mur mozaik, që ndriçon me ngjyra shumëngjyrëshe.


2.Shtëpia me flluska, fillimisht në pronësi të tilistit Pierre Cardin, kjo shtëpi flluskë ka tre pishina, një amfiteatër 500 vendesh dhe një pamje të mrekullueshme të detit Mesdhe.

3.Shtëpia skateboard nën pronësi të një kampioni bote në skateboard, ku çdo sipërfaqe e shtëpisë mund të përdoret për të rrëshkitur.

4.Kisha e shndërruar në shtëpi. E vendosur në Holandë, kjo shtëpi u konvertua nga një kishë katolike e ndërtuar në vitin 1870 në një hapësirë të bukur në papafingo.

5.Shtëpia e Flintstonëve, e ndërtuar ekzaktësisht për t'i ngjarë shtëpisë së Flintstonëve (Familja moderne në kohën e gurit). E dizajnuar fillimisht nga Dik Clark – ka një dhomë gjumi dhe dy banjo, dhe absolutisht çdo gjë duket sikur është e bërë prej guri.


6.Shtëpia prej qelqi në Japoni, të dyja muret e brendshme dhe të jashtme janë bërë tërësisht nga qelqi. Dhoma e vetme në të gjithë shtëpinë me një mur jo transparent është banjo!

7.Avioni i shndërruar në shtëpi. Joanne Ussery fillimisht kishte idenë e një shtëpie të lëvizshme për pronën që do të blinte pranë një liqeni. Megjithatë, kur shtëpia e lëvizhshme iu dogj, ajo bleu këtë Boeing 727 të braktisur!



8.Shtëpia këpucë. Ky atraksion në Pensilvani ka ndryshuar duart disa herë, por aktualisht është i hapur në baza sezonale duke ofruar turne për turistët në këtë shtëpi shumë të pazakontë!

9.Shtëpia çajnik. Megjithëse nuk është më në përdorim sot, kjo shtëpi e mrekullueshme është projektuar dhe ndërtuar si stacion benzine në vitin 1922 dhe ende qëndron sot!


10.Shtëpia rrëshqitëse. Tërësia e jashtme e drurit të kësaj shtëpie në Angli mund të rrëshqasë si një katedrale gjigante, duke zbuluar ose mbuluar pjesën e paneleve me xham.


11.Shtëpia kërpudhë. Besojeni ose jo, kjo shtëpi dukej e zakonshme kur arkitekti Terry Brown e bleu atë. Ai dhe 35 studentët e tij i kaluan vitet e ardhshme duke shtuar të gjitha zbukurimet e çuditshme që e bëjnë atë kaq unike.


12."Die Welt steht Kopf" në Trassenheide është një shtëpi që qëndron mbi çatinë e saj. Kjo është një shtëpi e vërtetë që mund ta vizitoni në Gjermani.
