I prangosur dhe i shoqëruar nga agjentët e policisë, ikona e MMA, Conor McGregor, është fotografuar para pak momentesh teksa dërgohej në gjykatë.
Kampioni irlandez u dorëzua mbrëmë vonë në policinë e New York, sepse në konferencën për shtyp goditi me mjete të forta autobusin në të cilin udhëtonin sportistët kundërshtarë.
Nga ky incident mbeti i plagosur në fytyrë Michael Church, sportist për peshat e lehta në UFC.
McGregor akuzohet për dhunë dhe sjellje të pahijshme, ndërkohë nga tifozët e tij pritet me ankth se çfarë mase dënimi do i caktohet.