Njihet si një ndër ish-miqtë më të ngushtë të reperit Noizy, mes të cilëve ka patur dhe bashkëpunime muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtarin Emra Hajrizaj, i njohur si Escobar dhe që ka pasur një lidhje me modelen shqiptare Kristin Prengaj.
Mirëpo, ka disa kohë që nuk e kemi parë dhe duket se tashmë “Escobar” ka plane të rikthehet fuqishëm.
Në këngën e realizuar së fundmi, me të cilën është futur dhe në tregun ndërkombëtar, ai ka treguar pak më shumë lidhur me veten e tij.
Sigurisht, postimet e Instagram e kishin treguar, por dhe kripi tregon jetën luksoze që ai bën.
Escobar do të vijë shumë shpejt edhe me projekte shqiptare duke synuar sukses edhe në tregun muzikor këtu.