Farmacistët japin kokrra për abort pa rekomandimin e mjekut

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.03.2018, 17:19

medical_abortion_procedures

Foto ilustruese

Shtatzënitë e padëshiruara ndodhin shumë shpesh në vendin tonë, sidomos mes të rinjve të cilët nuk i vënë veshin këshillave të mjekëve për mbrojtje gjatë marrëdhënieve seksuale.

Për këtë shkak ndodhin edhe shumë aborte të cilat sipas statistikave në vendin tonë arrijnë deri në 17.2 aborte për 100 lindje.

Ndërprerja e këtyre shtatzënive bëhet deri në 22 javë që do të thotë afërsisht deri në muajin e pestë të barrës.

Por sipas mjekut obstetër-gjinekolog Bajram Balliu i cili jep alarmin, medikamentet në vend jepen nga shumë farmacistë të papërgjegjshëm pa këshillën e mjekut. Sipas mjekut, këto medikamente që hyjnë në vendin tonë janë të palicencuara e në shumë raste jeta e gruas ka qenë në rrezik për shkak të hemorragjisë së theksuar.

Balliu më tej tregon të gjitha komplikacionet që vijnë si pasojë e abortit e u bën thirrje gjithë femrave që duan të kryejnë një procedurë të tillë, që të drejtohen pranë materniteteve apo klinikave të licencuara e të bëjnë paraprakisht të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Balliu ka rrëfyer në një intervistë për GSH.al:

Ka dy mënyra për të kryer abortin që janë metoda medikamentoze dhe ajo kirurgjikale (me vacuum aspirator, kyretazh). Metoda medikamentoze kryhet vetëm nëse mosha e barrës është më pak se 49 ditë. Duhet theksuar se në praktikën e përditshme, hasim shpesh komplikacione të shumta nga përdorimi i këtyre medikamenteve (të palicensuara në vendin tonë). Medikamentet për abort merren në farmaci pa këshillën e mjekut dhe përdoren. Pastaj pacientja vjen në maternitetin tonë me hemorragji të shprehur. Kemi pasur raste kur është rrezikuar jeta e gruas nga përdorimi i këtyre kokrrave. Ka farmacistë të papërgjegjshëm që rekomandojnë përdorimin e këtyre kokrrave. Dua t’u bëj thirrje pacienteve që të mos marrin asnjëherë ilaçe në farmaci pa u konsultuar me mjekun. Theksoj edhe njëherë që vetëm mjeku obstetër-gjinekolog ka për detyrë që të përcaktojë nëse aborti mund të kryhet me medikamente, kuptohet duke qenë pacientja nën mbikëqyrjen e mjekut. Kundërindikacionet janë: sëmundjet e rënda kardiovaskulare, të mëlçisë, veshkave dhe mushkërive, anemia (Hb nën 10), shtatzënia jashtë mitre, alergjitë, fibromyoma e përmasave të mëdha, hemorragjia uterine e padiagnostikuar etj."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit