Një vajzë e moshës 18-vjeçare ka ndërruar jetë pasi i ka shpërthyer telefoni, teksa ka qenë duke folur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi.
Uma Oram është viktima, e cila kishte vënë telefonin në karikim dhe kishte telefonuar një të afërmen e saj. Vajza ndodhej në shtëpi, në fshatin Kheriakani, në momentin kur ndodhi ngjarja.
Adoleshentja u dëmtua në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë duart, kraharorin dhe këmbët. Ajo ra pa ndjenja në tokë, përpara se të çohej në spital, ku u deklarua e vdekur.
Vëllai i 18-vjeçares tregoi se ajo donte të fliste me një të afërm përpara se të hanin drekën, por kishte parë se celulari i markës Nokia, nuk kishte pasur bateri.
Nga fotot duket që lloji i celularit është Nokia 5233, i prodhuar në vitin 2010. Nga kompania ende nuk është dhënë asnjë sqarim në lidhje me atë që mund të ketë shkaktuar shpërthimin.