Agron Papuli, fitues i paracaktuar i tenderit për makinat e Policisë?!

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18.03.2018, 11:03

Një prej miqve të kryeministrit Edi Rama, njëherësh pronari i disa koncesionarëve në Shqipëri, Agron Papuli, po përflitet si fituesi kryesor i një tenderi me vlerë 2.5 milionë USD, për dhënien me qira të disa makinave, për Policinë e Shtetit.

Portali “Tpz.al” disponon dokumentat e këtij tenderi të Policisë së Shtetit, ku kreu i ri i Policisë, Ardi Veliu, ka kërkuar marrjen me qira të 134 automjeteve për një periudhë prej 4 vitesh. Sipas specifikimeve teknike, rezulton se policia i kërkon automjetet me një cilindratë 1550 ç. Makina të jetë me naftë dhe numri i cilindrave minimumi 4. Kutia e shpejtësisë 5/6+1 marshe, shpejtësia maksimale mjetit 180 km/orë dhe numri i dyerve 4. Norma e konsumit e kombinuar e mjetit që do të ofrohet të mos e kalojë vlerën 5.5 litër për 100 km.

Gjithashtu kërkohen makina me disa aksesorë shtesë si, me sistem drejtimi në krahun e majtë, me asistence hidraulike ose elektrike. Frenat me sistem ABS. Të ketë E.S.P (Sistemi Kontrollit Trajektores), airbag për shoferin dhe pasagjerin. Xhamat të jenë 10 % errësim në xhamat e dyerve të pasme dhe xhami i madh i pasëm. Të ketë mbyllje e centralizuar e dyerve, komandim në distancë. Të ketë sistem kondicionimi në kabinë, ndërsa kërkohen që mjetet të jenë prodhim i 2 viteve të fundit.

Në relacion nuk është argumentuar përse Policia e Shtetit për herë të parë në historinë e saj po tenderon makina me qira, në vend që t’i blejë ato. Kryepolici Ardi Veliu po tenton të përmirësojë infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por ai duhet të marrë parasysh kostot e këtij tenderi që është realisht tepër i lartë dhe dëmton buxhetin e shtetit.

Nëse do të bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, një makinë në koncesionar me këto parametra bazë që kërkohen nga Policia e Shtetit, nuk i kalon 13 mijë dollarë. Pra, në total për 134 makina, vlera e tyre do të shkonte 1.75 milionë dollarë dhe automjetet do të mbeteshin në pronësi të shtetit.

Policia e Shtetit jo vetëm që s’do të ketë në pronësi automjetet pas 4 vitesh përdorimi, por nga ana tjetër po shpenzon rreth 750 mije dollarë më tepër nga buxheti i shtetit, nga taksat e shqiptarëve.

Kujtojmë që Policia e Shtetit lidhi para 9 muajsh me shoqërinë Tirana Auto kontratën për blerjen e makinave me vlerë 1.1 miliard lekë dhe në 2015 lidhi kontratë me vlerë 1.4 miliard lekë me Hyundai.

Por ky nuk është i vetmi problem! Skandali mund të thellohet edhe më tej, pasi burime konfidenciale bëjnë me dije se fituesi i paracaktuar i këtij tenderi mund të jetë Agron Papuli, pronari i Volkswagen në Shqipëri. Papuli është i përfolur për disa koncesione makinash me administratën shtetërore, ku më i debatueshmi është porositja e disa makinave Jaguar për kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Ky tender do monitorohet deri në fund, ku përveç skandalit të shpërdorimit të parave nga Policia e Shtetit, mund të jetë i paracaktuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit