Blerja është gjithmonë një proces i vështirë, pavarësisht se sa e vogël apo sa e rëndësishme mund të jetë malli apo shërbimi që po blen.
Siguria nga shitësi është një ndër elementët e rëndësishëm që ndikojnë në vendimmarrjen e blerjes, ndaj ukrainasi Vyacheslav Nalyvaiko, drejtuesi i kompanisë së pajisjeve ushtarake “Ukrainian Armor”, jep vetë siguri dhe provon gjithçka në trupin e tij përpara se t'ua shesë klientëve.
Ai tregoi vlerat e veshjes antiplumb të kompanisë së tij duke marrë një goditje nga një kallashnikov dhe duke e pritur atë me një buzëqeshje.