Është hedhur në Nion të Zvicrës edhe shorti për Uefa Europa League, ku nga viti në vit sikur merr peshë nga skuadrat me emra që marrin pjesë në këtë kompeticion.
Kështu, nëse shorti i Champions krijoi përballjet e “ferrit”, shorti i UEL ka rezervuar një “derbi” për shqiptarët, pasi Lazio e Thomas Strakoshës do jetë kundër Salzburgut të Valon Berishës.
Çiftet e fazës së 1/8-ve për Uefa Europa League:
1.Lajpcig-Olimpik Marsejë
2.Arsenal-CSKA Moskë
3.Atletiko Madrid-Sporting Lisbonë
4.Lazio-Salzburg