Nusja nga Kamza: Si i hodha helm në lëng, e futa në dhomë dhe e vrava vjehrrën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2018, 11:26

21-vjeçarja Marjana Cmeta është autorja e vrasjes së vjehrrës së saj, Lirije Lami, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë. Autorja e ngjarjes ka rrëfyer se si helmoi vjehrrën, duke e menduar më parë çdo gjë.

Cmeta ka shkuar për t'u rrëfyer tek hoxha i zonës, pas peshës së rëndë të ndërgjegjes. Fillimisht, pasi Marjana i ka treguar se kishte vrarë vjehrrën e saj, hoxha i ka kërkuar të kthehet një ditë tjetër për të dëgjuar rrëfimin e saj të plotë.

Në rrëfimin e dytë të vajzës, hoxha Hysen Shehu ishte pajisur me një kamer ku ka mundur të regjistrojë rrëfimin prej 72 minutash të të resë.

Ajo tregon se pasi vjehrra, Lirije Lami, kishte shpërndarë qumështin dhe kishte shkuar në Kamës për të blerë fidanë, e ka ftuar për të biseduar me njëra-tjetrën.

Marjana Cmeta thotë në rrëfimin e saj:

E mora në telefon dhe i thashë që duhet të vinte brenda se ne duhej të pajtoheshim. Kur erdhi brenda i dhashë lëng portokalli. Në pije i kisha hedhur fostoksinë. Po përpëlitej. Donte të hapte dritaren dhe të kërkonte ndihmë. Aty mendova se mora fund. E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni sa vinte e rritej. Hyra në dhomë. Me xhaketën e leshit u mundova t'i zija frymën, ta mbytja. S'e mbyta dot. Isha e fiksuar se vjehrra po më ndikonte në marrëdhënien time konfliktuale me bashkëshortin".

Janë 72 minuta rrëfim i të resë që hoxha Hysen Shehu i ka filmuar.

3

Viktima me të birin

Por si arriti Prokuroria të vihej në gjurmët e videos?

Ka qenë vjehrri i autores së dyshuar, bashkëshorti i viktimës ai që ka shkuar herë pas here të ankohej pranë prokurorisë se nuk po hidhej dritë mbi këtë ngjarje. Ai kishte dijeni për videon që ndodhej në duart e hoxhës. Agim Saliu akuzonte prokurorët se ishin të korruptuar dhe se nuk po kryenin punën e tyre.

Ata e dinin se nusja ishte autorja e ngjarjes, ndërsa Oltjon Lami, djali i viktimës, i ka thënë prokurorit të çështjes se ish-bashkëshortja e tij kishte rrëfyer skemën e krimit dhe se ekzistonte një video që dëshmonte gjithçka.

Viktima, Lirije Lami dhe bashkëshorti

Pasi kishte marrë vesh atë që kishte ndodhur, Oltioni ishte larguar nga shtëpia dhe kishte braktisur 20-vjeçaren, e cila ishte edhe shtatzënë.

Duke konstatuar shenjat në fytyrën dhe trupin e viktimës, prokuroria iu drejtua gjykatës duke kërkuar arrestimin e tyre.

Hysen Shehu

Hoxha Hysen Shehu

Të akuzuar për këtë ngjarje janë Marjana Cmeta (nusja e djalit të viktimës), Agim Saliu (vjehrri i autores dhe bashkëshorti i viktimës), hoxha Hysen Shehu si dhe Arben Saliu (vëllai i burrit të viktimës).

Ka qenë hoxha Hysen Shehu ai që ka thirrur bashkëshortin e viktimës, Agim Saliun dhe i ka treguar mbi rrëfimin që kishte bërë nusja e djalit të tij. Ai nuk ka pranuar të marrë video-regjistrimin dhe është munduar të fshehë ngjarjen.

21-vjeçarja Marjana Cmeta, e cila është bërë nënë e një fëmije disa muaj më parë, rrezikon dënimin me 31 vite burg, pa lirim me kusht./JOQ.al

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit