Rita Lati dhe Behar Mera çift? Aktorja “sqarohet” përballë të bijës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.03.2018, 17:13

Janë dy nga aktorët më të dashur të humorit shqiptar dhe pa dyshim nuk janë të paktë ata që kanë menduar se janë çift.

Megjithatë, e ndodhur përballë të bijës, Rita është detyruar të "sqarojë" njëherë e mirë konfuzion, duke treguar se Beharin e konsideron si vëlla.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Ëhy Not’, aktorja rrëfeu se ka respekt të madh për familjen e tij.

Madje ajo një histori ku bashkëshortja e Beharit dhe partneri i saj ishin prezent në një shfaqje ku të gjithë i konsideronin atë dhe Beharin si çift.

Rita u shpreh se:

Behar Mera dhe Cekja janë artistë të mëdhenj. Behari është shok, ne nga Vlora themi vëllai që ka familje të mrekullueshme. Është bërë gjysh nga të dyja, dhe Iva dhe Edra. Jam shumë e lumtur për atë familje që më ka mbështetur, për Besën, zonjën e Beharit. Falë saj ka funksionuar dyshja jonë. Kemi qenë në La Spezia në Itali dhe Besa vinte shpesh me ne në koncerte, ashtu sic unë merrja shokun tim. Ishin të hapura gjërat mes nesh, përtej njerëzve që na shihnin. Shoku im, dobësi të madhe ka Beharin. Nejse, këto janë gjëra mes nesh. Na presin ata të shoqatës, ne artistët. Mbrapa ishte Besa, gruaja e Beharit. Ua Rita, ua Behari! Aman cfarë cifti jeni, sa të mirë jeni, ziheni ndonjëherë? Unë i them Besa është gruaja e Beharit. Ata ua sa të mirë, vdeksha, sa fëmijë keni? E zeza. Ai shoku im ma bënte që mos e caj kokën. Besa qeshte, mos u shqetëso."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit