Ditën e djeshme Stefi Prifti, një ndër zërat e mrekullueshëm të muzikës shqiptare, ka ndarë me ndjekësit e tij një postim rrëqethës, një brengë sa të rëndë, aq edhe të bukur, në kuadër të 8 Marsit, ditës së Grave.
Bashkëshortja e tij, Marina është ndarë nga jeta jo shumë vite më parë, por sikurse dy vajzat e tij, edhe Stefi nuk ka mundur të mos e ndjejë mungesën e saj në këtë ditë të veçantë.
Duke marrë shkas nga postimi i njërës prej vajzave, ai i ka kushtuar disa rreshta të ndjerë bashkëshortes që nuk jeton më, teksa kujton momentin e njohjes me të, kur ishte student dhe kur i dedikoi këngën e parë.
Marina nuk është në këtë botë, por në zemrën e Stefit dhe vajzave të saj askush nuk e mbush boshllëkun.
Stefi shkruan:
Ishim studente...!
Nje lidhje ikte, zevendesohej...! Deri sa erdhi dashuria e vertete per mua, Marina Xhavara Prifti
Kjo kenge ishte dicka ndermjet para dhe pas njohjes time me Marinen!
Ose, ishte dicka qe ndodhte paralel me njohjen...! Nuk e di me saktesi!
Muziken e shkrova me nje fryme dhe ja u tregova edhe shokeve te mi Romeo Mano dhe Artan Selimaj dhe natyrisht do ja tregoja edhe Marines time ❤ dashurise te sapo lindur ne Pallati Kultures Studenti
Per me tej, duhej teksti dhe ishte rasti i bashkepunimit te pare me, (me pas), gruan time Marina❤
Ishte muzike shume e ndjere dhe pergjigjja e Marines dhe disa studenteve (shoke te Saj), shume te talentuar tek Fakulteti gjuhe-letersi ne Tirane, – Genta, Sajmiri etj (mbas disa perpjekjeve te tyre), se nuk mundeshin te shkruanin nje poezi bindese per kete melodi kaq te ndjere dhe te paster!
Me ne fund erdhi sugjerimi prej tyre.. – Majakovski i madh! Ai, vetem Ai ka shkruar ne keto permasa dhe thellesi – me thane!
Konkretisht, poema e madhe Maria prej se ciles u pershtaten me pas vargjet e kesaj kenge!
U dogja mrekullisht
Sot eshte 8 Mars!
Ne pergjithesi nuk kam qene shume i vemendshem ne dite dhe festa te caktuara.. dhe me vjen keq per kete gje!
Dhe vazhdoj te mos jem! Por, nje postim i vajzes time te vogel Joana ne instagram, shqetesimi i qarte i vajzes se madhe Maria ne telefonaten e fundit,per mungesen ekstreme te mamit te tyre (te cilen une nuk e zevendesoj dot kurre), me beri te shkruaj disa kujtime te miat.
Maria dhe Joana babi ju do shume. Gezuar te gjitha nenat!
U dogja mrekullisht