Albert Zekaj, autori i vrasjes së 36-vjeçarit Kreshnik Zeqiraj ka prqanuar autorësinë dhe ka treguar se si ndodhi ngjarja atë natë qershori.
Ai ka thënë se ndodhej në gjendje të dehur kur kreu aktin makabër. Sipas BalkanWeb, pasi kishte kuptuar që i kishte marrë jetën shokut të tij, e kishte groposur atë.
Zekaj shprehet:
Autori dhe viktima ishin njohur rreth tre vite më parë në Belgjikë bashkë e më tej kishin jetuar në të njëjtën shtëpi me qira në qytetin e Fierit. Kohët e fundit viktima punonte në një mobileri në qytetin e Fierit.
Deri më tani nuk janë dhënë motivet e këtij krimi makabër, të ndodhur në 22 qershor të vitit 2017. Kreshnik Zeqiraj ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij, të cilët kishin bërë edhe denoncimin në polici.
Ka qenë vet Albert Zekaj ai që ka pranuar se e ka qëlluar me çekiç shokun dhe më tej e ka groposur atë. Jo më larg se dje kufoma e Zeqiraj u gjet në fshatin Daullas të Fierit.