Pas 20 vitesh martesë komediani Jim Belushi i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten e tij Jennifer Sloan.
Lajmi ka qarkulluar gjerësisht në mediat e huaja, ndërsa Us Weekly shkruan se ka qenë Sloan ajo që ka paraqitur kërkesën për divorc në gjykatë, më 5 mars. Kjo datë përkon edhe me përvjetorin e vdekjes së John Belushit, vëllait të Jim.
Aktori i famshëm ndërroi jetë 36 vite më parë, për shkak të një kombinimi të gabuar të drogës me alkoolin.
Sloan ka thënë se të dy nuk kanë më gjë për të ndarë dhe se mes tyre ka shumë diferenca. Ajo thuhet se kërkon mbështetje nga bashkëshorti dhe kërkon kujdesin e përbashkët ligjor të dy fëmijëve të tyre: Jamison, 18 vjeç dhe Jared, 16 vjeç.
Çifti lidhi kurorë në maj të vitit 1998. Ky do të jetë divorci i tretë për Belushin. Ai ka qenë i martuar më herët me Sandra Davenport, nga viti 1980 deri në 1988 dhe më Marjorie Bransfield nga viti 1990 deri në 1992. Ai ka sjellë në jetë djalin Robert James Belushi nga martesa me Davenport.