
Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj
Ka nisur hetimi në policinë e Vlorës ndaj 11 policëve, të cilët akuzohen për favorizimin e mbjelljes së lëndëve narkotike dhe konkretisht hashashit, në zonat ku duhej të ishin roje.
Tre prej tyre janë përjashtuar nga radhët e Policisë. ka qenë shefi i policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, ai që ka bërë me dije se ndaj 11 policëve ka nisur procedimi penal.
Ende nuk janë bërë me dije identitetet e policëve dhe veprimet apo mosveprimet e tyre për favorizimin e kultivimit dhe tregtimit të lëndës narkotike.