Momenti më i shumëpritur dhe emocionues i një familjeje, është sjellja në jetë e një fëmije.
Por të paktë janë ata meshkuj që janë të fortë emocionalisht që të jenë të pranishëm gjatë lindjes në maternitet për të mbështetur bashkëshorten.
Beni është një 29 vjeçar nga Birminghami, të cilit i ra të fikët teksa po shihte partneren e tij Amin, 23 vjeçaren, e cila ishte në momentin kulminant duke sjellë në jetë fëmijën e tyre.
Çifti u shfaq në një nga serite e emisionit televiziv "One born every minute" (një i lindur çdo minute).
Në fillim Beni shfaqet i qetë duke ndihmuar partneren e tij për të përballuar dhimbjen.
Duke parë partneren duke u shtrënguar gjatë kontraksioneve, me sa duket ishte e tepërt për babain e ardhshëm, i cili në mënyrë të papritur bie në tokë dhe duke detyruar Amin që të ndalonte frymëmarrjen e kontrolluar dhe të qajë.
Të dy janë njohur në një parking në vendin e tyre të punës dhe shfaqen në episodin e dytë të këtij emisioni.
Ata kanë qenë tre muaj të lidhur bashkë përpara se Ami të ngelte shtatzënë.
Beni e pranon që u emocionua shumë teksa shihte partneren e tij të shtrëngohej dhe të bërtiste nga dhimbjet, kështu ai zverdhet në fytyre dhe bie në tokë duke marrë me vete edhe makinerinë e oksigjenit që ndihmonte Amin.
Nëna e re vazhdon të shtyjë pa Benin, i cili më pas çohet dhe vjell dhe e mer veten.
Çifti shpërthen në lot nga gëzimi pasi sjellin në jetë vajzën e tyre Amber Rose.