Tabelat e parkingjeve me pagesë “pushtojnë” lagjet e Tiranës

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 05.03.2018, 18:07

Teksa në Tiranë të gjitha parkimet u bënë me pagesë duke pësuar edhe rritje çmimi, një risi ishte edhe parkimi me anë të një mesazhi, ku shumë qytetarë filluan ankesat pasi sistemi nuk funksiononte dhe sërish merrnin gjobë edhe pse kishin parkuar me sms.

Të gjesh një vend parkimi në kryeqytet duket sikur është mision i pamundur, ku deri dje ndoshta i vetmi vend ku parkimin e kishte të sigurtë ishte pranë banesës, sot edhe rrugët e lagjeve janë bërë me pagesë.

Në mes të Tiranës, pranë Fakultetit Juridik, ashtu si në disa lagje tjera është vënë tabela e cila lexon: Parking publik me pagesë 40 lekë ora.

28822054_10212274833765998_1485238601_o

Mirëpo para se të bëjë me pagesë çdo vend parkimi të mundshëm, a nuk do ishte mirë që Bashkia e Tiranës të hartonte dhe të aplikonte një plan rregullues për parkingjet duke qenë se është problem i kudo hasur brenda metropolit tonë të vogël?

Ndarja në katër zona parkimi me pagesë, siç theksonte këshilltarja e Veliajt, Eglantina Zërë, në një intervistë nuk shtë zgjidhje.

Zëre thoshte gjithashtu:

Jo se nuk ka rritje çmimesh, por mund të them se ka çmime favorizuese për qytetarët e Tiranës. E para janë rrugët kryesore të cilat janë të përcaktuara që me vendim të 2003-ës, pra rrugët kryesore me tarifa të përcaktuara zona A 100 lekë për orë, zona B 40 lekë për orë dhe zona C 20 lekë për orë ato janë edhe aktualisht në funksion. Edhe nëse do të dalim tani në bulevardin kryesor do të shohim se ka inspektorë të parkimit të cilët presin bileta me 1000 lekë (të vjetra) ora dhe po e njëjta gjë do të vazhdojë.”

Kujtojmë që vetëm atë vitit 2017, në të gjitha sheshet Eco-Parking në Tiranë, janë shitur rreth 574 mijë bileta parkimi, ku peshën më të madhe e mban parkingu nëntokësor nën Sheshin “Skënderbej”.

Që prej inaugurimit, në Qershor të vitit 2017, në këtë parking janë shitur mbi 137 mijë bileta parkimi. Vetëm gjatë muajit Dhjetor, për shkak të festave të fundvitit që rritën vizitat në kryeqytet, ky shesh parkimi shiti 41,428 bileta që po të përkthehet në para kap shifrën e 90 milionë lekëve, sigurisht duke e llogaritur me një faturim minimal.

Por, ku shkojnë gjithë këto para?! E kujt i intereson, të gjithë e kemi mendjen ku të parkojmë makinën tani...

bileta-te-shitura_1517330569-3843107

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit