Zbulohen punësimet familjare dhe konkurset fiktive të “rilindjes”

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04.03.2018, 11:16

Punësimet familjare janë një fenomen që ka shoqëruar për vite me radhë gjithë sektorët e punësimit publik në Shqipëri dhe siç duket asnjë qeveri që ka kalur ndër vite nuk ka marrë mundimin për ta çnjërrosur këtë nepotizëm.

Nëpërmjet disa dokumentave ekskluzive, "Tpz.al" zbardh një skemë fiktive të punësimeve në administratën shtetërore, ku të përfshirë janë familjarë të ish deputetit socialist Ervin Koçit, tashmë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Skandali implikon bashkëshorten e Ervin Koçit, Jonida Koçin, e cila mban pozicionin e Drejtores së Integrimit dhe Komunikimit në Autoritetin e Konkurrencës. Për të fituar këtë pozicion, znj. Koçi ka marrë pjesë në një konkurs fals, abuzues dhe me fitues të paracaktuar.

Por si është zanafilla e këtij pseudo-konkursi?

Në qershor të vitit 2017, Autoriteti i Konkurrencës shpall një pozicion vakant: Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Komunikimit. Aplikimi ishte online në faqen zyrtare të këtij institucioni, ndërsa çdo profesionist mund të garonte i lirë.

Pasi mbërritën me dhjetëra CV të kandidatëve për pozicionin vakant, Autoriteti i Konkurrencës përzgjedh vetëm 3 kandidatura që plotësonin “kriteret”. Sipas njoftimi të bërë publik nga ky institucion, vetëm 3 zonja: Jonida Koçi (bashkëshortja e Ervin Koçit), Gladiola Hysi dhe Elona Jakupi, plotësonin kriteret për të garuar mes tyre, për pozicionin e Drejtores së Integrimit dhe Komunikimit.

Pikërisht tek këto 3 kandidatura zbulohen prapaskenat e një konkursi fiktiv. Jonida Koçi e cila është bashkëshortja e Kryetarit të AMF-së, Ervin Koçit, konkurron me dy kandidatet e tjera, Gladiola Hysi dhe Elona Jakupi, të cilat janë gjithashtu punonjëse të AMF-së. Pra, Jonida Koçi, ka garuar përballë dy vartesëve të bashkëshortit të saj, Ervin Koçit.

Por pyetja është kush fiton si Drejtore e Integrimit dhe Komunikimit, tek Autoriteti i Konkurrencës?! Natyrisht, Jonida Koçi, gruaja e kryetarit të AMF-së, dikur ish deputet i Partisë Socialiste. Sipas vendimit të datës 19.06.2017, e para renditet Jonida Koçi me 98 pikë, dhe më pas vijnë 2 punonjëset e AMF-së, Gladiola Hysi me 77 pikë dhe Elona Jakupi me 76 pikë.

Pas kësaj gare të shëmtuar tek Autoriteti i Konkurrencës, Ervin Koçi i AMF-së, i ka shpërblyer vartëset e tij. Menjëherë, Gladiola Hysin e emëron pa asnjë konkurrim, Drejtore të Mbrojtjes së Konsumatorëve në AMF ndërsa Elona Jakupi e zhvendos specialiste nën varësinë e Gladiolës. Burime për burimin e cituar, bëjnë me dije se pranë AMF-së është i punësuar edhe bashkëshorti i Elona Jakupit, një konflikt i hapur interesi që e kthen këtë institucion në një sekt familjar. Mbledhje e Komisionit të Ligjeve ku prezantohet Elona Jakupi si punonjëse e AMF-së (Faqja 29)

Ky është standarti i punësimeve që ka vendosur “rilindja”, ku vetëm një grusht njerëzish pranë qeverisë punësohen në institucionet më të rëndësishme të vendit me konkurse qesharake. Edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim, ka damkën që ka punësuar militantë në administratë, në fakt është Partia Socialiste ajo që bën namin duke rekrutuar jo vetëm mbështetës por edhe familjarë. Skandali thellohet edhe më tej, pasi Autoriteti i Konkurrencës është institucioni që monitoron edhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, prandaj punësimet familjare e kanë një qëllim: Të fshehin çdo aferë korruptive. Ky institucion kontrollon të gjithë tregun e shumëpërfolur të sigurimeve në Shqipëri dhe aktivitetet jobankë.

Në preambulën e AMF-së thuhet se ky institucion krijon një ambjent të ngrohtë pune. Në fakt kjo e është e saktë, pasi vetëm punësimi i familjarëve sjell ngrohtësi të madhe në një vend pune. Si është e mundur të mos ketë Shqipëria njerëz profesionistë, me eksperiencë dhe integritet, që të konkurrojnë dhe fitojnë pozicione? Por vetëm brenda familjes së ish deputetit socialist Ervin Koçit gjenden këta “profesionistë”?

Por mesa duket ky punësim familjar i bashkëshortes së Ervin Koçit, në administratën shtetërore, ka qënë i mirëmenduar. Jonida Koçi më herët mbante pozicionin e specialistes në Departamentin Juridik të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) deri në muajin Mars 2017. Në këtë kohë, Ervin Koçi la mandatin e deputetit të Partisë Socialite, për të filluar një muaj më pas, në prill, si Drejtor i Përgjithshem Ekzekutiv i AMF-së. Sapo iku nga AMF, Ervin Koçi u kujdes që bashkëshorten Jonida Koçi të mos e lërë papunë. Ai i gjeti një punë fillimisht si këshilltare tek Autoriteti i Konkurrencës, dhe brenda 3 muajve inskenoi konkursin fiktiv që denoncuam, për ta emëruar si Drejtore e Integrimit dhe Komunikimit pranë këtij institucioni.

Tpz.al do të vijojë denoncimet me të tjera skandale më të mëdha të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duke nisur nga shpenzimet marramendëse në udhëtimet jashtë Shqipërisë, shpërdorimi i karburantit e deri tek mega-afera e sigurimit të godinës së AMF-së.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit