Këngëtari Ylli Baka ka rrëfyer mbrëmjen e sotme disa detaje nga jeta e tij.
I ftuar në emisionin "Xing me Ermalin", këngëtari tregoi dhe zbuloi se si funksionojnë pazaret për koncertet ku ata këndojnë dhe pranoi se shumë prej kolegëve ia kanë “futur” dhe kanë marrë para në kurriz të tij.
Ai tregoi një histori me humoristin Cekja i Beratit i cili i kishte thënë se kishte mbyllur një koncert me 500 mijë lekë të vjetra për të por pa e ditur se personi që e kishte telefonuar ishte Bes Kallaku, të cilit i kishte kërkuar 1 milionë lekë të vjetra për Ylli Bakën.
Video më poshtë:
=