Lahen në gjak rrugët, therje me thikë në kryeqytet

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.02.2018, 20:54

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme pas një sherri të ndodhur në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-këndit të lojërave“7 xhuxhat”, pas një sherri, motivet e të cilit nuk janë zbardhur ende.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur një person i moshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.

Ai është transportuar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve për redaksinë tonë, i moshuari ka marrë plagë në kokë, ndërsa personi tjetër që ka mbetur i plagosur është transportuar edhe ai për në spital.

Autori është larguar dhe është në kërkim nga policia.

Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë për JOQ.al:

Ndërkohë tek kryqëzimi tek Rr. Elbasanit sic duket janë plagosur persona me thika. 2 veta i mori ambulanca 1 tjetër kishte ikur për nga rruga që të con tek Liceu, kishte pika gjaku përgjatë një pjese te trotuarit. Ngjarja ndodhi tek ura e Lanës përballe ngjitur me “7 xhuxhat”. Nuk e pashe sherrin por pash që erdhen dy ambulanca dhe morën një person. Njërin e pashë kur e morën me barrelë ishte i gjakosur nga koka, ajo shenja që shihni në foto eshte gjak. Jo nuk di gjë për motivet e sherrit, ai personi ishte djalë i ri, dhe dicka tjeter një person e mori ambulanca aty tek vendi I fotos esht fiks tek ishulli që kalon vijat e bardha për nga ura kurse ktë që pash un ishte shtrirë tek trotuari për nga 7 xhuxhat./ JOQ

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit