Duket se nuk kanë të ndalur lajmet e këqija gjatë ditës së sotme. Një aksident rrugor ka ndodhur në Vorë, ku një kamion ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë.
Burri ka rënë në rrotat e kamionit dhe është gjakosur në pjesën e kokës, ku edhe ka marrë plagët më të rënda.
Askush nuk e ka prekur atë me dorë, për t'i dhënë ndonjë ndihmë, pasi të gjithë presin të vijë ambulanca, e cila është lajmëruar prej më shumë se 30 minutash.
Burri ka ngelur poshtë kamionit dhe është ngritur vetë e është ulur në tokë. Ende nuk janë bërë me dije rrethanat e këtij aksidenti.