Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, prej muajit janar po aktivizohet te skuadra e njohur greke, Panathinaikos.
Mesfushori shqiptar po paraqitet mirë te ky ekip madje me skuadrën e re, arriti të fitojë një ndeshje të rëndësishme në transfertë, teksa mundi AEL e Larisës, me shifrat e ngushta 0-1.
Korçari ishte përsëri titullar në këtë sfidë ku e kreu mjaft mirë detyrën e tij.
Por, kjo ndeshje e la me pasoja mesfushorin shqiptar. Ai ka pësuar një çarje në buzë, dhe siç shkruan vetë në Instagram, është bërë me një "tatuazh" të ri.