Eneda Tarifa iu përgjigjet të gjithëve: Bashkëshorti im është një njeri i përkushtuar…

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.02.2018, 19:25

Ndarja e këngëtares Eneda Tarifa nga partneri i saj Erjon Zaloshnja, ishte një ndër temat më të përfolura të një muaji më parë. Këngëtarja nuk është prononcuar lidhur me këtë temë por as nuk i ka mohuar ato që janë thënë.

Disa ditë më parë në kryeqytet është mbajtur një koncert dhe Tarifa ka përlotur me historinë e një gruaje të dhunuar, që ka lexuar gjatë tij.

Ajo e ka publikuar historinë dhe në profilin e saj në Instagram, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar dhe e kanë vlerësuar me të vërtetë si një histori mjaft të veçantë.

Mirëpo disa media kanë abuzuar me historinë e lexuar nga Eneda, duke aluduar se historia e gruas së dhunuar ishte e saj dhe se shkaku i ndarjes nga bashkëshorti Erjon Zaloshnja ishte pikërisht dhuna.

Eneda iu është përgjigjur të gjithëve duke thënë se në fakt Zaloshnja, të cilin ajo akoma e quan bashkëshort, është një njeri shumë i qetë dhe intelektual.

Ajo ka shkruar në Instagram:

Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti. Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!"

Mirëpo pak ditë më parë e pyetur në PopCulture ajo nuk e mohoi ndarjen me Zaloshnjën, madje tha vetëm që është abuzuar shumë me këtë histori.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit