“Bac, u kry!” padyshim që është një prej sloganeve më të famshme që shënjon pavarësinë e Kosovës.
Sipër shkrimit qëndron imazhi i Adem Jasharit, komandanti i paharruar i UÇK-së, i cili në luftë për mbrojtjen e Kosovës u shua me gjithë familjen e tij nga ushtria serbe.
Nesër bëhen 10 vite që shqiptarët e Kosovës manifestojnë me këtë logo legjendare, por a e dini se kush janë ideatorët dhe krijuesit e saj?
Se kush janë djemtë ideues të këtij slogani e ka zbuluar njëri prej tyre, aktivisti Krenar Gashi ka shkruar në Facebook:
3 ideatorët e këtij slogani e quajnë atë të lirë për t’u përdorur, por pa ndërhyrë në të dhe pa u përdorur për qëllime biznesi.