Shqipëria po plaket, emigrimi dhe lindshmëria e ulët pakësojnë 19 mijë të rinj në vend

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.02.2018, 10:28

pop

Popullsia shqiptare është plakur dhe jo pak por me një rënie prej 2%, ose e përkthyer në shifra me 19 mijë persona.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017, të rinjtë po pakësohen dhe të moshuarit po shtohen.

Kjo pasi në llogaritjen që është bërë më 1 janar të vitit 2018 janë pakësuar rreth 19 mijë persona të grupmoshës nga 0-40 vjeç krahasuar me 1 janarin e 2017.

Por çfarë po ndodh me popullsinë shqiptare? Në fakt ka shumë shkaqe që kanë ndikuar në plakjen e popullsisë dhe një prej tyre është rënia drastike e numrit të lindjeve. Shqiptarët nuk po lindin më si më parë.

Gjithashtu emigracioni i lartë ka ndikuar në këto statistika. Rënia më e madhe e popullsisë i takon grup moshës 10-14 vjeç, të cilët ishin 10.500 persona më të pakët në numër se vitin 2017. Ndërsa grupmosha e hershme 20-40 vjeç që përbën kulmin e personave aktivë është pakësuar me 3.777 mijë. Gjithashtu forca e punës shënoi rënie me 1.1%.

Për vitin 2017 u ul edhe numri i grup moshës 15-65 vjeç me 2.323 persona, ndërsa numri i të moshuarve ka pësuar rritje të mëtejshme.

Popullsia në mbi 65 vjeç u shtua me 11.216 persona më 2017, duke u rritur në mbi 3% brenda vitit.

Jo vetëm kaq, por sipas parashikimeve popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë deri në 2031 se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit si Tirana, Vlora dhe Durrësi. Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës me 20% deri në vitin 2031.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit