3 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia e Milanos dhe ajo e Komos.
Në këtë operacion është sekuestruar rreth 17 kg kokainë dhe heroinë që i përkiste bandës së shqiptarëve pjesë të bandës së trafikimit të lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë 37-vjeçari Agim Proshka, 27-vjeçari Edison Proshka dhe 19-vjeçari Jurgen Verbofshi.
Dy prej tyre janë arrestuar në momentin që po hynin me dy makina në një ndërtesë në komunën Mariano Comense.
U sekuestruan në total 7 kg kokainë, 4.5 kg heroinë, tre armë zjarri, dhe municione.
Në momentin që Jurgen Verbofshi hyri në ndërtesë me automjetin e tij tip "Citroen C3" iu gjet në portobagazh edhe 5 kilogram kokainë dhe 550 gram heroinë.
Policia gjeti dhe sekuestroi 8400 euro.
Vazhdojnë hetimet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit.