Shpërthejnë mediat greke: Rama merr urdhra nga Erdogan, Shqipëria po kthehet në “Turqi”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.02.2018, 14:50

cameria

Ngërçi politik mes Greqisë dhe Shqipërisë mbi çështjen çame, por edhe bisedimet "misterioze" për faljen e detit, duket se nuk kanë shqetësuar vetëm Tiranën zyrtare por edhe Athinën.

Nga njëra anë kryediplomati Kotzias shprehet se me qeverinë shqiptare as u përmend “problemi Çam”, ndersa nga ana tjetër, Ditmir Bushati këmbënguli për përfshiren e “çështjes së Çamërisë” në negociatat me Greqinë.

Madje Ministri i Jashtëm deklaroi se “çdo qytetar çam do të gëzojë pronën e tij”.

Por mediat greke, duket se nuk mendojnë të njëjtën gjë, duke i mëshuar deklaratës së Kotzias për mos njohjen e problemit Çam.

Madje opinionistët mendojnë se qeveria shqiptare zbaton urdhrat e Erdoganit.

Sipas tyre Presidenti turk po përpiqet ta kthejë Shqipërinë në një Turqi të dytë.

Opinionisti i njohur Lambros Kalarrytis shkruan në “Parapolitika.gr” se:

Pala greke është ajo që do të humbasë në çdo marrëveshje që mund të arrihet. Për ata që nuk e kuptojnë apo nuk e vënë re faktori shqiptar zbaton urdhrat e Ankarasë. Në Ballkan po aplikohet një politikë irredentiste dhe në mënyrë konsistente, metodike dhe të qëndrueshme që i bën të dukshme 'gjurmët turke'. Turqia kërkon një Ballkan të ri dhe Erdogan po punon me shqiptarët. Shqiptarët janë një nga mjetet e dobishme dhe të rëndësishme në ndjekjen e këtij qëllimi. Presidenti turk po përpiqet ta transformojë Shqipërinë në Turqinë e dytë në rajon. Të tjerët kanë në mendje dhe politikën e tyre me tema të hapura. Sepse kanë një axhendë kombëtare, vizion kombëtar, ide kombëtare, objektiva kombëtare. Pra, ideja e 'Shqipërisë së Madhe', tani për tani duhet të jetë shqetësimi ynë."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit